Skandal pas skandali! Del në qarkullim edhe databaza me targat e makinave

Skandal pas skandali! Del në qarkullim edhe…

Kanë kaluar dy ditë që nga rrjedhja e të dhënave personale të më shumë se 630 mijë qytetarëve shqiptarë dhe në vend po vijon ende qarkullimi i ID, numrit të telefonit, dhe rrogave të shtetasve shqiptarë, teksa në qarkullim ka dalë edhe databaza me targat e makinave.

Në dokumentin në ‘Exel’ janë të ndara me kolona, targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit të regjistruar në emrin e tyre.

Në databazë listohen targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit