Skandal/ Policia bashkiake dhunon të moshuarit, drejtohet nga Ermal Kapllani, krahu i djathtë i Veliajt

Skandal/ Policia bashkiake dhunon të moshuarit, drejtohet…

Policia Bashkiake e Tiranës e cila drejtohet nga Ermal Kapllani, krahu i djathtë i Erion Veliajt vijon që të dhunojë dhe mos të lejojë qytetarët që të sigurojnë mbijetesën duke shitur prodhimet bujqësore në kryeqytet. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, vihet re se Policia Bashkiake dhunon një të moshuar si dhe keqtrajton banorët e zonave rurale, duke iu hedhur perimet në asfalt.

Punonjësit e Policisë Bashkiake vijojnë të dhunojnë qytetarët në rrugët e Tirëanës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dy punonjës të policisë, që paguhen me taksat e qytetarëve, rrëzojnë në tokë një të moshuar, si dhe I hedhin shkopin, I cili e ndihmonte që të ecte.

Policia Bashkiake nuk është mjafuar me kaq, pasi këtë të martë ata nuk kanë lejuar një tjetër të moshuar që të sigurojë mbijetesën duke ia hedhur arkat me perime në asfalt.

Nuk mungojnë rastet, kur Policia Bashkiake e cila drejtohet nga Ermal Kapllani, krahu I djathtë I Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës iu vendos gjoba dhe iu merr me forcë prodhimet bujqësore banorëve të zonave rurale.

Nga viti 2015, kur kryebashkiaku Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe deri më sot banorët e zonave rurale, të cilët dalin në rrugët e kryeqytetit për të siguruar të ardhura për familjet e tyre në mënyrë të ndershme, keqtrajtohen nga ana e Policisë Bashkiake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit