Skandal! Punonjësja e kopshtit në Tiranë e infektuar me Covid, prindërit nuk njoftohen

Skandal! Punonjësja e kopshtit në Tiranë e…

Një rast skandaloz ka ndodhur në kopshtin publik ‘Katër Stinët’ në Tiranë.

Një edukatore ka rezultuar e infektuar me koronavirus, ndërkohë që fakti është mbajtur i fshehtë për prindërit e fëmijëve që shkojnë në këtë kopësht.

Mungesë transarence që rrezikon në mënyrë flagrante përhapjen e virusit.

Rasti u zbulua në një emision investigativ transmetuar mbrëmjen e sotme.

“Nuk kemi detyrim ligjor për të njoftuar prindërit”, është shprehur drejtoresha e kopshtit Enkelejda Isaku, e cila siç raportohet, është me raport pasi rezulton të jetë e sëmurë.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit