Skandal/ Qeveria u jep miliona euro shtesë koncesioneve që po hetohen edhe nga SPAK

Skandal/ Qeveria u jep miliona euro shtesë…

14.3 miliardë lekë ose 135 milionë euro do të jetë vlera që qeveria shqiptare do të paguajë për kontartat koncensionare për vitin e ardhshëm. Kjo shifër është bërë e ditur nga relacioni i projektbuxhetit 2024, ndërsa përfituese do të jenë ato koncensione të cilat janë shpallur korruptive e po hetohen nga SPAK.

Pagesat për koncesionet do të rriten me 1.2 miliardë lekë ose 10 milionë euro për vitin e ardhshëm.

Rruga e Arbrit, qëndron në krye të listës, kostoja e të cilës është rritur me 700 milionë lekë.  3.5 miliardë lekë do të jetë shuma që qeveria do i jap për kompaninë koncesionare Gjoka Konstruksion.

Në vendin e dytë, renditet një tjetër koncesion i shumëpërfolur. Bëhet fjalë për kontratën koncesionare të laboratorëve. Për vitin 2024, qeveria do të paguajë 1.85 miliardë lekë për bashkimin e kompanive koncesionare të shërbimit laboratorik, që kryesohet nga Labopharma e Janis Karathanos.

Më poshtë në vendin e tretë renditet një tjetër kontratë e shpallur si aferë korruptive me vendim gjykatë. Bëhet fjalë për koncesionin e sterilizimit, i cili vitin e ardhshëm do të paguhet plotë 1.76 miliardë lekë ose rreth 16.7 milionë euro. Për këtë koncesion ka tashmë zyrtarë të arrestuar, ndërkohë që është nën hetim edhe ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në vendin e katërt dhe të pestë renditen koncesioni i skanimit në dogana dhe ai i inceneratorit të Tiranës, të cilat do të marrin respektivisht nga 1.67 miliardë dhe 1.27 miliardë lekë. Për inceneratorin e Tiranës, i cili në realitet nuk ekziston fare, faktet kanë treguar se është afera më e madhe e shekullit, por kjo nuk e ndaloi qeverinë tonë të lëshojë dorë dhe të vazhdojë të jap lekë për një “fantazmë” inekzistente.

Por nëse për oligarkët, qeveria e ka bërë lekun letër, për pensionistët tallet hapur, duke u munduar të indeksojë rritjen e madhe të çmimeve me lëmoshë. 5 mijë lekë është vlera që jep për këtë kategori, duke ja u bërë çdo ditë e më shumë të papërballueshme jetesën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit