Nuk kanë fund çudirat në QSUT, “ushqen” të vdekurit me tre vakte!

Nuk kanë fund çudirat në QSUT, “ushqen”…

Nëse dhimbja njerëzore, skandalet dhe korrupsioni me jetët e qytetarëve do kërkonte një vend, padyshim që do e gjente në QSUT (Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’). Pas skandalit të mbajtjes për 70 ditë në morg të një qytetari, pasi kishte ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, por nuk lajmeroheshin familjarët, të tjera ngjarje makabër shënohen nga ky institucion shëndetësor.

Boldnews.al disponon dokumentacione që një person edhe pasi ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, i prekur nga Covid-19, vijon që të “ushqehet”. Kjo çudi që zhbën ligjet e natyrës apo të Zotit, ndodh në QSUT.

Boldnews.al i ka të dhënat e plota mbi pacientin dhe rastin, por për arsye etike ka vendosur që të mbulojë identitetin, duke iu përmbajtur vetëm të dhënave që tregojnë se sipas QSUT-së, edhe një i vdekur ushqehet, madje me tre vafte në ditë…

I ndjeri ka ndërruar jetë më datë 6 shkurt të këtij viti në Spitalin Infektiv, por duke kontrolluar medikamentet e marra, apo edhe dietën ushqimore, në kartelën elektronike SISP (e instaluar prej disa vitesh në QSUT) ku gjithcka është online edhe e bazuar mbi kartelën mjekësore të pacienteve, konstatohet fakti i rëndë.

Në të shkruhet edhe se i ndjeri ka marrë ushqim tre vafte më datë shtatë. Pikërisht në kohën kur familjarët dhe të afërmit po i jepnin lamtumirën e fundit, duke shtruar edhe drekën e mortit. megjithatë, për shtetin tonë, për QSUT-në, i ndjeri ka ngrenë tre vafte, që korespondojnë një ditë pas vdekjes.

LEXO EDHE  Këto janë 3 mënyra të thjeshta për të ulur tensionin në kushte shtëpie

Ky është shtet “social”, QSUT është institucion i “rëndësishëm”, pasi ushqimin ta jep plot me kalori dhe proteina, edhe pasi ke ndërruar jetë. “Dieta diabetike 800-3000 kcal, diapozon që përfshin diabetikët-obezë dhe ata të dobët, diata diabetike me diabet të ekuilibruar 2300 kcal (proteina 88 g, lipide 92 g, glucide 278 g)”-kjo është dieta ushqimore që i është dhënë personit që ndërroi jetë, tre vafte në ditë.

Nuk mbaron vetëm me kaq, sepse ironia e kapërcen kufirin e malinjitetit, duke përçudnuar dinjitetin njerëzor. Pacienti i cili ishte i shtruar më shumë se dy javë, në momentin e shtrimit nuk i caktohet ushqim, por vetëm tre ditë më pas. Në momentin e shtrimit nuk ka pasur ushqim nga spitali, duke mbetur për shtetin i pa “ngrënë” kur ishte gjallë (pavarësisht se ushqimet janë dërguar nga familjarët), por QSUT i jep të ushqehet madje me shumë kalori kur ai ka ndërruar jetë.

Gjithashtu nga kartela mjekësore konstatohen të tjera probleme, por në këtë rast u ndalëm vetëm në faktin që QSUT të jep ushqim pas vdekjes, duke ngritur me të drejtë pikëpyetje nga shumë qytetarë mbi seriozitetin që po trajtohen të sëmurët./Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit