Duket se çdo 30 maj, kryeministri Edi Rama merr rrugën dhe inauguron të njëjtën fermë në Divjakë.
Kështu ka ndodhur vjet, kështu edhe sivjet. Denoncimin e ka bërë kreu i opozitës, Lulzim Basha, që poston edhe një video.
Por jo vetëm kaq. Ferma është në pronësi të njerëzve të kryebashkiakut, Fredi Kokoneshi.
“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.
Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare,” shkruan Basha.