SKANDAL/ Rektori i UT Artan Hoxha dhe Dekania e Juridikut Dorina Hoxha paditen për plagjiaturë

SKANDAL/ Rektori i UT Artan Hoxha dhe…

Skandalet në Shqipëri nuk kanë të sosur dhe kjo dihet tashmë, por këtë që do të lexoni mbase nuk e kishit menduar ndonjëherë!

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha dhe Dekania e Juridikut Dorina Hoxha, pretendohet se kanë kryer plagjiaturë në punimet e tyre të doktoraturës duke marrë me patëdrejtë titullin akademik “Doktor Shkencash”. Denoncimi është bërë nga studiuesi shkencor Taulant Muka i cili ka bërë dhe një kallëzim penal për rastin.

Sipas Mukës, Rektori Artan Hoxha ka përfunduar studimet e doktoraturës në vitin 2009, me temë të titulluar “Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale”. Udhëheqës i punimit ka qenë Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

Nga të dhënat që ka siguruar studiuesi, rezulton se ky punim është kopjuar fjalë për fjalë, përfshirë idenë, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Stănilă në Rumani, të cilin rektori Hoxha më pas e ka paraqitur si vepër origjinale pa citimet përkatëse, duke kryer disa shkelje të kuadrit rregullator të Republikës së Shqipërisë.

Por me plagjiaturë pretendohet të jetë dhe punimi i Dorina Hoxha, anëtare e Senatit Akademik në Universitetin e Tiranës, dhe Dekane e Fakultetit të Drejtësisë. Hoxha ka përfunduar studimet e doktoratuës në vitin 2013 duke marrë titullin ‘Doktor Shkencash’ me punimin e titulluar “Elementi Kohë dhe Vepra Penale’, e cila për çudi ka pasur të njëjtin udhëheqës shkencor si dekani Artan Hoxha, Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

Sipas studiuesti Taulant Muka, ky punim është gjithashtu një plagjiaturë! Kjo pasi versioni origjinal është një temë doktorature që është mbrojtur pranë Universitetit të Napolit e titulluar: “La Prescrizione del Reato: Profili di Diritto Sostanziale e Riflessi Processuali”, e mbrojtur nga Dr. Aldo Franceschini, me udhëheqës shkencor Prof. Giuseppe Riçio, në vitin akademik 2007-2008.

Edhe ky punim i Dorina Hoxhës rezulton të jetë kopjuar fjalë për fjalë, përfshirë idetë, mendimet dhe bibliografinë e dy punimeve të tjera të Dr. Franceschini dhe pjesërisht Dr. Riondato, dhe mund të përbëjë shkelje të kodit rregullator në fuqi.

Është skandaloze si se pedagogë me titujt më të lartë të cilët japin leksione dhe për studentët e drejtësisë rezultojnë të kenë kryer plagjiatura, kur shpesh studentët penalizohen për punimet e tyre qoftë dhe për gjëra elementare.

Në kërkesën e Taulant Mukës, i kërkohet Komisionit Institucional të Zgjedhjeve që të përjashtojë nga gara për rektor të Universitetit të Tiranës kandidatin Artan Hoxha, të anulohen zgjedhjet dhe procesi të nisë nga fillimi. Nëse të gjitha këto pretendime rezultojnë të vërteta, Rektori dhe Dekania rrezikojnë të humbin titullin ‘Doktor Shkencas’ dhe penaliteti ligjor shkon nga gjoba deri në dy vite burg!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit