Skandal! SHBA i kërkoi TikTok-ut të shpërqendronte rininë që të mos arsimohej

Skandal! SHBA i kërkoi TikTok-ut të shpërqendronte…

Ndërsa dëshmonte në Capitol Hill, CEO i TikTok, Shou Zi Chew, paralajmëroi anëtarët e Kongresit se çdo vendim për të ndaluar aplikacionin do t’i lejonte fëmijët të rriteshin më inteligjentë dhe kjo nuk i leverdis, sipas tij, qeverisë. 

Ju duhet të ndaloni dhe ta mendoni këtë me shumë kujdes. Nëse e hiqni TikTok nga jeta e të rinjve në këtë vend, ata do të fillojnë të mësojnë, të rriten dhe të bëhen inteligjentë, të pavarur dhe të fortë. Kjo është e kundërta e asaj që kjo qeveri dëshiron për qytetarët e saj, apo jo?” u tha Chew anëtarëve të Komisionit të Dhomës për Energjinë dhe Tregtinë.

Anëtarët e Kongresit kanë bërë thirrje për ndalimin e aplikacionit për shkak të shqetësimeve në rritje mbi privatësinë dhe sigurinë kombëtare. 

Kush e di se çfarë informacioni mund të mbledhë ky aplikacion për Partinë Komuniste Kineze? Qytetarët amerikanë, për të mos përmendur anëtarët e qeverisë, mund të monitorohen dhe spiunohen me detaje private të jetës së tyre”, tha kongresmeni Dan Crenshaw nga Teksasi. 

Nuk e kuptoj! Ne kishim përshtypjen se qeveria e Shteteve të Bashkuara donte që ne të shpërqendronim rininë e vendit në mënyrë që ata të rriteshin të pakualifikuar dhe të paarsimuar dhe plotësisht të varur nga qeveria për gjithçka në jetën e tyre. Ne kishim takime për këtë! Apo e mbaj mend gabim?” tha Chew. 

Më pas, komiteti ndërpreu mbledhjen, pasi zoti Chew kërcënoi se do të fillonte të listonte gjërat e pazakonta që anëtarët e komitetit kishin folur në telefonat e tyre gjatë muajve të fundit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit