Një tjetër rast që ngre alarmin për sigurinë ushqimore në vend është denoncuar pranë redaksisë sonë.
Një qytetare ka sjellë një skandal që lidhet me furrën e bukës “Peti” në zonën e Liqenit të Thatë. Ajo rrëfen se kishte shkuar të blinte simite për fëmijët e saj, por çfarë e priste në shtëpi ishte tronditëse.
Sipas saj, pasi hapi simitet për të përgatitur mëngjesin e fëmijëve, vuri re se ato ishin të mbushura me krimba, gjë që provohet edhe nga pamjet që dokumentojnë rastin.
A është e pranueshme që situata të tilla po shfaqen si “kërpudha pas shiut”? Kush mban përgjegjësi për sigurinë ushqimore të qytetarëve? Shtatori ka ardhur, por kur do të dalë në terren AKU për të bërë kontrolle reale?
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/K_KTec_YWGo” title=”Skandal te furra ‘Peti’, simitet të mbushura me krimba” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>