Skandal te Gjiri i Lalzit! Resorti heq rërën sepse i zë pamjen e detit (Video)

Skandal te Gjiri i Lalzit! Resorti heq…

Çdo ditë po shohim skandale të ndryshme që po ndodhin në Shqipëri. Një tjetër skandal ka ndodhur në Gjirin e Lalzit, ku disa automjete po punojnë për heqjen e rërës në plazh sepse po i penginte pamjen e detit nga resorti aty pranë.

Fiks Fare ka publikuar një video ku shihen qartë punimet duke hequr rërën pa asnjë shqetësim, me institucionet përkatëse duke mos marrë asnjë masë përkatëse.

Edhe pse në pikun e sezonit turistik kur gjithçka duhet të ishte në rregull, vijon masakra në plazhet shqiptare, pasi për të plotësuar dëshirat e disa pronarëve, shkatërrohen sipërfaqe të mëdha plazhesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit