Skandal/ Veliaj shkatërron edhe fasadën e Ministrisë së Drejtësisë, po e “veshin”me pllaka banje

Skandal/ Veliaj shkatërron edhe fasadën e Ministrisë…

Tek Bulevardi Zogu I që po rikonstruktohet, Erion Veliaj e ka ndarë mendjen.

Kryebashkiaku i Tiranës ka vendosur ta shkatërrojë fasadën e Ministrisë së Drejtësisë, e cila është e veshur me mermer.

Denoncimin e ka bërë zëdhënësja e PD-së, Ina ZHupa.

Manuali i shpërdorimit të parave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj!

Rradha është e fasadës së ministrisë së drejtesisë, siç e keni parë një godinë e mirëmbajtur, e bukur, dhe simbolike për qytetin.

Fasada e ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllaka të mëdhaja mermeri. Por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës”, tha Zhupa.

Zhupa shprehet se zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë qenë dakord që të bëhej një ndërhyrje e tillë e panevojshme.

“Mirëpo “betejën” institucionale e fiton Veliaj, kryebetonieri, pinjolli i oligarkëve të ndërtimit duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës.

Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona”, tha Zhupa, e cila ka postuar edhe disa foto.

[ngg src=”galleries” ids=”192″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit