Skandalet e Ramës/ Financial Times për Shqipërinë: Bandat janë zgjeruar deri në Amerikën Latine

Skandalet e Ramës/ Financial Times për Shqipërinë:…

Financial Times në një artikull të botuar mëngjesin e sotëm me autor Marton Dunai ka nxjerrë të dhëna mbi bandat shqiptare dhe qeverinë aktuale. Që në hyrje të artikullit, flitet për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai mbron reformat që iu hapin rrugë pastrim të parave. Gjithashtu flitet edhe për skandalin e tij me agjentin e FBI-së, madje thuhet se Rama duhet të jap llogari për politikanë që janë të përfshirë në botën e krimit. 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale. Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme, teksa është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit. Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave. Duhet të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së”, shkruan Financial Times.

Në artikull shkruhet se, anëtarë të lartë të administratave të mëparshme të Ramës janë implikuar në çështje droge. Duke përmendur se, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u burgos për shpërdorim detyre për lidhje me një rrjet trafiku.

Mbrojtësit e Ramës thonë se krerët e mëparshëm të qeverive nuk do të kishin lejuar kurrë burgosjen e zyrtarëve të tyre. Por skandali i mbikëqyrjes zemëroi qytetarët e rregullt, shumë prej të cilëve besojnë se qeveria bashkëpunon me trafikantët e drogës. Ata trafikantë po zgjerojnë shtrirjen e tyre.

Më tutje në artikull theksohet se, bandat shqiptare janë zgjeruar nga plantacionet ilegale të kanabisit deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Financial Times shkruan se miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit