Skandali/ 232 mln lekë tender paradhënie, Veliaj shpall kompaninë fituese pa u regjistruar fare në Shqipëri

Skandali/ 232 mln lekë tender paradhënie, Veliaj…

Vijojnë tenderat e dyshimtë të kompanisë Eco Tirana. Pesë muaj pas themelimit, në nëntor të vitit 2016 ky institucion i themeluar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në bashkëpunim me bashkinë e Veronës në Itali ka shpallur fituese një kompani e cila ende nuk ka qenë e regjistruar në Shqipëri.

Sipas të dhënave në agjencinë e prokurimeve publike, me kompaninë Global Eco është firmosur kontrata me vlerë mbi 232 milionë lekë të reja. Qëllimi ka qenë “Blerje automjete për pastrimin e qytetit për Eco tirana sh.a për vitin 2016”.

Në mënyrë tejet të çuditshme rezulton se Global Eco nuk ka qenë e regjistruar në Shqipëri në datën 1 nëntor të vitit 2016, kur dhe ka firmosur marrëveshjen. Madje në APP jepen të dhëna të regjistrimit të kësaj sipërmarrje në Itali.

Për më tej tenderi është bërë me negociim, pra pa garë, Eco Tirana e ka thërritur për të marrë fondin me qëllim blerjen e mjeteve.

Vetëm 16 ditë më pas Global Eco hap nipt në Shqipëri, të cilin e ka pezulluar në prill 2017, e ka hapur sërish në korrik dhe e ka pezulluar në shtator të po të njëjtit vit, por pa afat.

Sërish aksioneri rezulton shtetas i huaj dhe kompania e regjistruar me qendër në Padova.

Një tjetër dyshim ngrihet dhe për blerjet. Në buletin nuk jepet asnjë numër reference, asnjë e dhënë mbi sasinë e mjeteve që do të blehen, por vetëm fituesi dhe vlera.

Përmes Eco Tirana, ku bashkia e kryeqytetit ka 51 për qind të aksioneve, rezulton se janë bërë të paktën 7 kontrata me negociim, ndërsa Open Data ka ndezur flamurin e kuq për disa prej tyre

Javët e fundit kjo kompani është risjellë sërish në vëmendje pasi në mediat italiane bëri bujë lajmi arrestimit të  ish-kryebashkiakut të Veronës.

Ndërsa në Shqipëri dyshimet dhe hetimet po i bën vetëm media.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit