Skandali/ Amant Josifi, 'bosi' i 'Milton Grup', njeriu mes Xhaçkës dhe Olsi Ramës që po infekton me Koronavirus administratën

Skandali/ Amant Josifi, ‘bosi’ i ‘Milton Grup’,…

Amant Josifi, i njohur si një njeri “hije” që administron bizneset shumëmilionëshe mes vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Ramës dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njëkohësisht edhe këshilltar i kësaj të fundit, po përflitet ditët e fundit si “shkaku” i infektimit të administratës me Koronavirus.

Burime nga një prej ministrive të qeverisë “Rama”, bënë të ditur për “Gazetaatdheu.com”, se një prej kompanive të këshilltarit të ministres Xhaçka, Amant Josifit, e cila shpërndan makinetat që shesin kafe, ujëra dhe ushqime duke vendosur brenda tyre monedha, janë shkaku për infektimin e një numri jo të vogël punonjësish me Koronavirus.

Ajo që mund të tingëllojë fillimisht si një teori konspirative apo baltosjeje për qëllime të caktuara, mban në fakt një të vërtetë shumë të madhe. Punonjës të ministrive të cilët kanë dërguar me mesazh në adresën e “Gazetaatdheu.com” një denoncim, pretendojnë se përhapës i infeksionit është pikërisht Amant Josifi.

Ose të paktën janë makinetat e fafesë dhe ëmbëlsirave që një prej kompanive të Josifit, ka “ekskluzivitetin” t’i vendosë ato nëpër të gjitha hollet dhe korridoret e digastereve shtetërore.

Punonjësit e ministrive denoncojnë edhe faktin se të gjithë ata që blejnë aty nuk pajisen me kupon tatimor nga këto dyqane elektronike (por kjo përben një tjetër shkelje).

Janë të shumtë zërat e këtyre ditëve, madje të botuar edhe nëpër media, që kanë akuzuar qeverinë “Rama” se, “me qëllim ka infektuar punonjës të caktuar të administratës, si dhe bluza të bardha, për të shtuar numrin e të infektuarve me COVID-19, me qëllim zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme”.

Por le të mendojmë për një moment se kjo është një teori e stisur për qëllime dashakeqe ndaj kryeministrit. Por faktet që janë grumbulluar në këto ditë në fakt, janë më kokëforta…    

Vetëm dy ditë më parë, personalitete publike drejt për drejt nga një emision televiziv në “Ora News TV”, akuzuan kryeministrin Rama, për infektim të qëllimshëm të dy vëllezërve artistë Edmond dhe Robert Budina me COVID-19.

Edhe ky duam-s’duam është një fakt mediatik dhe publik, qoftë edhe aludim.

Por më kokëfortë është fakti se vetëm pak kohë më parë, kompanitë Call-center të administruara nga këshilltari i Mbrojtjes, Amant Josifi, regjistruan një numër të lartë punonjësish të infektuar me Koronavirus.

Emri i kompanisë u mundua të mbahej sa më sekret nga Ministria e Shëndetësisë. Kuptohet, prapa emrit Amant Josifi, janë ortakë të fuqishëm si Olsi Rama dhe anëtarja e qeverisë, ministrja Olta Xhaçka.

Kjo e fundit, me gjithë denoncimet e mediave ndërkombëtare për Josifin, për mashtrues ndërkombëtar me kompani që bëjnë grabitje parash on-line, ende vazhdon ta mbajë atë në detyrën e këshilltarit.

Këtë e vërtetojmë nga organigrama e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila e ka të zyrtarizuar pozicionin e Amant Josifit, si në foto…:

Foto: Pozicioni i Amant Josifit si Këshilltar, në organigramën e kabinetit të ministres Olta Xhaçka

Por fakti më i fundit për një implikim mbase jo të drejtë për drejtë në infektimin e punonjësve të administratës me koronavirus, nga Amant Josifi, ose pajisjet e kompanisë në vartësi të tij, është edhe ky mesazh i sjellë në adresën e “Gazetaatdheu.com”.

Ja mesazhi i plotë:

“Pershendetje Atdheu,

jemi punonjes te ministrise se financave dhe ketu ka disa te infektuar me koronacvirus. jane 4 punonjes dhe qe te gjithe e kane mare virusin te makinetat e kefese dhe ujit qe i sjell kompanie e Amant josifit ne te gjitha ministrite,

edhe te kryeministria u infektuan kur moren ushqime dhe shishe uji te makinetat me monedha te Josifit.

Po ashtu edhe disa punonjes ne ministrine e Mbrojtjes jane infektuar keto dite me coronavirus. edhe atje Amanti ka cuar keto makinetat e kafese dhe embelsirave dhe paketave.

Makinetet nuk japin asnje kupon tatimor dhe as kosur. por tani nga punetoret qe nderojne, po infektohemi me coronavirus. Jane te gjitha te Amant Josifit se edhe te kompanite e tij u infektuan punonjesit keto dite.

Anonim julutem…”

Kujtojmë se në fund të muajit maj rreth datës 23-24 maj 2020, në kompanisë Call-center të administruar nga këshilltari i Mbrojtjes, Amant Josifi, u zbuluan 15 persona të infektuar me koronavirus.

Edhe më herët këshilltari i ministres Xhaçka, Josifi, ka qenë në fokus të investigimeve të mediave ndërkombëtare për një skandal financiar ndërkombëtar, përmes call-centerave.

“CTA Group”, call-centeri që operon në zonën e Laprakës në Tiranë, është në pronësi të “APA Liaison”, kompani e cila është plotësisht në posedim të Josifit.

Josifi është bërë lajm edhe më herët në lidhje me skandalin financiar ndërkombëtar, përsa u përket zhvatjes së llogarive bankare nëpërmjet mashtrimit në bursë, me call-centerat që zotëron./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit