SKANDALI brenda spitalit të Traumës/ I aksidentuar që prej 14 Dhjetorit, pacientit i përkeqësohet gjendja nga korrupsioni i mjekut

SKANDALI brenda spitalit të Traumës/ I aksidentuar…

I aksidentuar më datë 14 dhjetor të vitit të shkuar, Menduh Koçi ende po lufton për jetën, ndërsa 2 fëmijët e tij po u japin gjithçka kanë bluzave të bardha të spitalit të Traumës ne kryeqytet. Më datë 14 dhjetor 2020, rreth orës 09:30 në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, Menduh Koçi u aksidentua nga automjeti veturë me targa AA 843 JV me drejtues shtetasin Endri Xhediku.

Që nga ai moment vuajtjet për familjaret, e veçanërisht 2 fëmijët e Menduh Koçit nuk kanë fund. Ajo ç’ka ndodh brenda mureve të spitalit të Traumës është përtej njerëzores, përtej asaj që vetë mjekët janë betuar të mbrojnë në profesionin e tyre, jetën e njeriut.

Blerina Lumani, vajza e z.Koci, i është drejtuar redaksisë se Fax News për t’u ankuar dhe kërkuar ndihmë, për një sistem mjekësor që sipas saj po vret njerëz, duke iu referuar babait të saj, që prej muajsh tashmë po lufton me jetën.

“Unë jam Blerina, iu drejtova Fax News për ndihmë, në 14 dhjetor babai im pësoi një aksident, pati pasoja të rënda për shëndetin e tij. U pa e arsyeshme që të ndiqej në spitalin e Traumës në Tiranë, mjeku kurues që ndiqte gjendje e babait ishte Asllan Selaj, ekzaminimet nuk na u deklaruan asnjëherë, se çfarë dëmesh reale kishte pasur babai. Na tha që kishte pësuar dëmtime në kokë, dhe kishte hemoragji, hemoragjia u shtuar dhe në datën 15 babai u operua”, tregon Blerina Lumani për gazetaren Kloida Gjuzi.

“Unë dhe vallai morëm një telefonatë nga familjarët e personi që aksidentoi babanë, dhe pyetja e parë që vëllai i bëri ishte ”ku e gjetët numrin tim”. Ata na thanë se numrin ja kishte dhënë mjeku, të cilit i kishin dhënë dhe lekë”.

Kur Blerina dhe vëllai i saj e pyeten mjekun kurues Asllan Selaj se përse e kishte fshehur faktin se Menduh Koci kishte dëme edhe në mushkëri, Selaj shprehet se ai nuk dinte gjë për këtë, në një kohë që ai vetë ka kërkuar bërjen e ekzaminimeve dhe që më datë 15 ka parë të shkruar në kartelën mjekësore gjendjen reale të pacientit të tij.

“Në datën 15 babai u operua dhe mjekja kardiologe citon se gjatë skanerit që i është bërë babait ka pasur dhe dëmtime në mushkëri, kjo gjë na është fshehur. Ditën e hënë, në datën 21 mjeku Sala vendosi që ta nxirrte nga reanimacioni dhe ta çonte në pavion, po po e kemi parë tha”.

“Kishte marrë lekë nga pala kundërshtare, se ai djali nuk mund të dilte ndryshe nga burgu. Teksa e çuan babanë në pavion, gjendja e tij u rëndua. Nga MSH më morën në telefon, babai u rëndua, filloi të bëjë temperaturë dhe të kishte nevojë për oksigjen, pasi në pavion nuk kishte. Gjendja e tij filloi të rëndohej për shkak se e nxorën në pavion. Me urdhër të drejtoreshës së Ministrisë babai u zbrit në reanimacion, dhe u pa se gjendja ishte e rëndë. Na thanë që babai kishte nevojë për neokirurg”.

Më datë 22 dhjetor, nje ditë pasi shoferi që aksidentoi z.Koci ia “hodhi paq” nga gjyqi, me ndihmë të mjekut kardiolog i cili fshehu gjendjen e vërtetë të të aksidentuarit, familjarët u ballafaquan me të.

Familjaret e pacientit pretendojne se mjeku Asllan Sela ka marrë para nga personi që ka aksidentuar Menduh Kocin, në këmbim të paraqitjes së gjendjes shëndetësore si të mirë, në mënyrë që personi që e aksidentoi, të mos vuante dënimin me 5 vite heqje lirie.

Por edhe pse mjeku kurues Sela ka thënë se pacienti është jashtë rrezikut për jetën, për të shpëtuar nga denimi aksidentuesin, shefi i pavionit të kirurgjisë Fatos Olldashi u ka thënë familjarëve që është në rrezik për jetën.

“Babai juaj nuk ka dalë nga rreziku, ua di hallin më shumë se kushdo, e di çfarë do të thotë që të rrish koridoreve të spitalit, ka përmirësim por nuk ka dalë nga rreziku. Ti nuk duhet të rrish pa pyetur mjekun që e ka operuar, e paguan shteti për këtë punë”, shprehet Olldashi në një komunikim të regjistruar nga ana e dy fëmijëve të Koçit.

Megjithatë vuajtjet nuk kane të sosur, pasi familjarët e Menduh Koçit vijojnë ti japin para personelit të Spitalit të Traumës, që prej datës 15 dhjetor ku pacienti gjendet i shtruar. Edhe pse kanë paguar 200 mijë lekë të vjetra për kanjulën, ata janë detyruar ta blejnë vetë në një spital privat, për t’u lënë më pas në sirtaret e spitalit, pasi infermieret nuk ia ndërrojnë.

Sakaq, si të mos mjaftonin të gjitha këto, ditët e fundit vajzës dhe djalit të zotit Menduh u është bërë vazhdimisht presion psikologjik nga infermieret e spitalit të Traumës. Blerina Lumani ka deklaruar se kryeinfermierja Bruna i ka thënë vëllait të saj se nuk i trembet askujt, ndersa thekson se edhe pse paguajnë çdo ditë për çdo shërbim që duhet të marrë babai i saj, sërish janë të detyruar të përballen me presione të tilla, kur ata u kërkojnë infermiereve të bëjnë punën e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit