Skandali/ Carlo Bolino si shkruesi i alibisë së Ardi Veliut

Skandali/ Carlo Bolino si shkruesi i alibisë…

Botuesi i Shqiptarja.com, Carlo Bollino i ka kushtuar sot një shkrim të sforcuar relativizimit të krimit të kryepolicit Ardi Veliu, i cili tregoi një video sipas të cilës, dhuna ndaj një adoleshenti duhej përligjur pasi e ëma e tij ishte me sjellje të keqe morale. Duke komentuar këtë ngjarje të turpshme, Bollino ka kapur pozicionin e të gjithë atyre që duan të justifikojnë në çdo rast dhe me çdo çmim rilindjen.

Lexo me tej:

Pra shkurt në shkrimin e tij (lexo këtu) ai thotë se gafa -kështu e quan ai, pra jo mentalitet dhe justifikim dhune- e Veliut nuk mund të përligjë anatemimet ndaj tij.

Dhe sipas Bollinos akuzat nuk mund ti bëjë ajo opozitë që ka pasur në gjitin e saj, Gazideden, Agim Shehun, Sefgjinin, krimin e 21 janarit e kështu me radhë. “Në fakt, gafa e Ardi Veliut nuk mund të skandalizojë një forcë politike si Partia Demokratike që ka prodhuar gjeneralë policie si famëkeqi Agim Shehu që deri në 1997 terrorizonte, masakronte dhe persekutonte (jo me gafa por me shkopinj gome dhe pistoleta) këdo që nuk ishte regjistruar në PD, përfshi gazetarë dhe opozitarë politikë dhe që pas 2005 i është dhënë edhe si shperblim nga Berisha emerimi si zëvendes Drejtor i përgjithshëm i Tatimeve ku qëndroi deri në vitin 2013”.

Pra si të gjithë rilindasit, ai nuk do të evidentojë krimin , po fshihet pas alibisë se PD ka bërë krime më të mëdha.

Po është e vërtetë, pushtei i Berishës ka bërë krime që ende sot mbeten të pandëshkuara dhe për të cilat shumica e opinionit ka reaguar që me kohë. Kjo është një nga arsyet që një pjesë e madhe e njerëzve rrefuzojnë ti bashkohen ende PD me gjithë kriminalizimin e qeverisjes të rilindjes.

Por logjika e Bollinos për ti shërbyer pushtetit aktual çalon së paku në dy pika.

Kur mëkatonte Berisha ai nuk përdorte kurrë krahasimin: ata që ishin përpra kanë bërë krime më të mëdha. E kjo e bën atë të pandershëm.

Kurse ajo që e vë në pozicionin e atij që krijon alibi për krimet e Ramalindjes është tjetër. Sepse ai mundohet të krijojë alibi duke thënë se deri sa gjestin e Ardi Veliut e denoncoi PD, atëherë ai duhet parë me dyshim.

Jo. këtu Bollino thjesht gënjen.

Ardi Veliun nuk e kryqëzoi PD. Ishin me mijra qytetarë që reaguan në rrjetet sociale, pasi një injorant, idot me uniformë, jo profesional dhe mbrojtës i krimit, u kryqëzua nga mijra qytetarë në rrjetet sociale.

Pra aty ishte një shumicë, që nuk duron dot, as Gazideden, as Agim Shehun, as Sefgjinin dhe as Berishën e ’97 e të 21 janarit.

Eshtë ajo gati gjysma e popullsisë, që nuk del të votojë, as për njërën palë dhe as për tjetrën.

Dhe një opinionist, gazetar, drejtues mediash e ka për detyrë të përdorë të njëtin standart për gjykimin e të gjithëve. Ai duhet ti thotë ndjekësve të vet të vërtetën, pavarësisht se cili është denoncuesi i saj.

Por që në një tekst ku flitet për Ardi Veliun, të zërë më shumë rreshta Berisha, kjo përbën një mashtrim. Një mashtrim të ngjashëm njësoj si ai i asaj intervistës në Report Tv, kur një vajzë e përdhunuar nuk pyetej për xhahilët, por nëse ishte lënduar nga fakti që Berisha e bëri publike historinë e saj të dhimbshme.

Pra, konkluzioni është i thjeshtë: kush mbronte dje krimet e Berishës, duke thënë se socialistët ishin më të këqinj, ishte thjeshtë një shërbëtor i të parit. Ndërsa kush mbron Ramën duke thënë se Gazideja ishte beter, është shërbëtor i kryeministrit. Askush prej tyre nuk i shërben publikut.

Se ku hyn tani Carlo Bollino, gjykojeni vetë duke lexuar shkrimin e tij në linkun më sipër.

/Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit