SKANDALI/ Dekania e sapozgjedhur e Shkencave Mjekësore kapet me plagjiaturë, vodhi punimin për titullin “Doktor”

SKANDALI/ Dekania e sapozgjedhur e Shkencave Mjekësore…

Plagjiaturat në Universitetet e Shqipërisë vazhdojnë të dalin në sipërfaqe.

Të shumtë janë pedagogët të kapur mat, ku botimet e tyre për titullin “Doktor” kanë qenë të kopjuara.

I tillë është edhe rasti i dekanes së sapozgjedhur në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Ilirjana Zekja.

Një profesor amerikan, Gregory Piazza, përmes një emaili që ia çon rektorit të Universitetit të Mjekësisë, akuzon Zekjan se i ka vjedhur pjesë nga punimi i tij, botuar në një revistë të huaj.

Ky botim e ka ndihmuar atë që të marrë gradën Doktor.

JOQ Albania ka publikuar edhe letrën e plotë drejtuar rektorit Arben Gjata, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Mësohet se plagjiatura për Zekjan është verifikuar dhe ka rezultuar se punimi i profesorit amerikan është vjedhur nga dekania e sapozgjedhur.

 

/Burimi: JOQ Albania/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit