Skandali/ E anuluan dy herë qëllimisht, Spitali i Lezhës i jep tenderin pa garë oligarkut të shëndetësisë

Skandali/ E anuluan dy herë qëllimisht, Spitali…

Tenderat në sektorin e shëndetësisë renditën në krye të listës për sa i përket abuzimeve me fondet publike. Shpesh herë këto tendera jepen në kundërshtim me ligjin ku fituesi është i paracaktuar.


Në shumicën e këtyre tenderimeve publike iu jepen kompanive pa garë dhe me vlerën më të lartë. I tillë është edhe abuzimi që ka ndodhur me tenderin për mirëmbajtjen e pajisjeve të skanerëve në Spitalin e Lezhës.


Ky tender i është dhënë pa garë dhe me 100% të fondit limit për kompaninë “Health & Light” me administrator Erion Çela, i cili ka edhe 75% të kuotave të kompanisë. Çela njihet si “oligarku” i shëndetësisë, pasi ka përfituar me dhjetra tendera me vlerë mbi 4 miliardë lekë.

Plot 137 milionë lekë të vjetra do të jepen në shkelje të hapur të legjislacionit shqiptar.


Po ashtu “Open Data”, i jep edhe një flamur të kuq për anulim të tenderit më shumë se dy herë, që shton hije dyshimi se ky tender e kishte fituesin e paracaktuar.


Në kohën kur shëndetësia shqiptare vuan për pajisje dhe medikamente apo ka qendra spitalore që janë të amortizuara, me qindra milion lekë shpenzohen duke shkelur ligjin, ndërsa drejtësia hesht.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë vijon të ndryshojë drejtues, problemet e tenderave nuk ndryshojnë. Është thuajse e ngjashme me sektorët e tjerë të qeverisë Rama, të cilët ndryshojnë drejtues, ndërsa problemet vijojnë të jenë të njëjta.

Ata që i vuajnë këto pasoja janë qytetarët, të cilët në mungesë të shërbimit cilësor publik, detyrohen që të shkojnë tek privati, edhe pse ky i fundit i ka faturat e kripura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit