Skandali/ Hakerat publikojnë të dhëna të tjera të kompanisë “One Albania”

Skandali/ Hakerat publikojnë të dhëna të tjera…

Kompania One Albania është përfolur shpesh për mungesën e shërbimit që ofron tek abonentënt e saj.

Shpesh përdoruesit e One e saj ankohen për mosfunksionim të sistemit dhe se çmimet për këto shërbime janë gjithnjë e më shumë në rritje.

Ajo disa herë ka rënë pre e sulmeve kibernetike, autorësinë e të cilave e ka marrë përsipër Homeland Justice, duke futur në kolaps këtë kompani, e cila nuk e pranoi publikisht madje e mohoi dhe përgënjeshtroi diçka të tillë.

Homeland Justice ka publikuar së fundmi në kanalin e tyre në Telegram të dhëna të kësaj kompanie ku shihet një dokument me të dhënat e punonjësve në dyqanet e kompanisë “One Albania”.

“Ende i besoni gënjeshtarët? Mbështetja për terroristët është e turpshme. Edhe më keq është të gënjesh njerëzit e tu. A mendon se ata që dashurojnë MEK-un mund të mbrojnë “asetet” e njerëzve në të njëjtën mënyrë që mbrojnë të dhënat?”, thuhet në mesazhin e grupit në “Telegram”, krahas dokumentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit