Skandali i pastrimit të parave/ 740 kompani të huaja offshore marrin 880 milionë Euro tendera në vit

Skandali i pastrimit të parave/ 740 kompani…

Kujtojmë dy vëllezërit indianë, të biznes monopolit farmaceutik të sjellë në Shqipëri nga Ilir Beqja; si provë për Bablokun që i quajti shpifje të medias shqiptare përgjimet e anti-mafies italiane, të cilat zbuluan skemën e lidhjes së Lali Erit me kokat e “Ndgraghet’a”, por nuk guxoi të thoshte, se cilët janë bosët që kanë ndërtuar kullat në qendër të Tiranës; kush ua ka dhënë lejet; cilat banka u kanë transferuar (pastruar) miliardat dhe cilëve kryepolicë u është mbushur goja me mish derri e mocarela, për të heshtur përballë krimit ekonomiko-financiar

Pas 3 ditë heshtje të plotë për përgjimet e Anti-mafies Italiane, shefi i mafies shqiptare “Rilindja”, u bë i gjallë dhe i quajti “shpifje të medias shqiptare”, bisedat faktike të bosëve të grupit mafioz “Ndraghet’a”, për pazare me të e Lali Erin, ministrat Beqja-Manastirliu të Nik-ut dhe kryepolicin Veliu.

Për të bindur kryeministrin Rama, se asgjë nuk del kot dhe asnjë fjalë e mafies nuk është “shaka”, po i kujtojmë një raport të Drejtorisë së Parandalim Pastrimit të Parave, paraqitur në parlament me këto tre fakte:

– Në Shqipëri janë pastruar mbi 1.8 miliardë Euro me ndërtim pallatesh, kullash e resortesh në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Elbasan, Kavajë, Sarandë, Korçë, Shkodër etj., me leje të miratuara nga Babloku.

– Çdo vit, në Shqipëri futen afro 1.5 miliardë Euro kriminale, trafiqesh e kontrabande, me rrugë ilegale detare, ajrore e tokësore dhe nëpërmjet kanaleve të zeza bankare, agjencive “Tranferta” e fondeve jo bankare si ato të fondit “Besa” të Ilir Metës.

– Çdo vit, nga Shqipëria dalin afro 3 miliardë Euro, me lejen e shtetit dhe heshtjen e agjencive anti-krim, të cilat gjenerohen me korrupsion nga bizneset “VIP” të çdo lloji.

Një raport vjetor i QKB, sqaron se nga dalin këto miliarda Euro, që futen e investohen në Shqipëri me kanale të zeza; e ato që dalin nga Shqipëria po me këtë lloj skeme dhe si maskohen.

Kryeministrit Rama, po i kujtojmë disa prova zyrtare, që kanë lidhje edhe me aktivitetin e bizneseve të “Ndraghet’a” dhe fijet zyrtare e kriminale të këtij grupi në Shqipëri.

Sipas tatimeve, në 7 vitet e fundit, në Shqipëri janë futur 740 firma të huaja me staus “Offshor” si ajo e Klodian Zotos; që kanë vetëm logo, pa emër pronarësh faktikë por me avokat e persona përfaqësues; të cilët bëjnë biznes me tendera, lincesa, kontrata qiraje, privatizime e PPP.

Këto 740 firma “mëma” pa adresë faktike, pasi janë “mbarsur” me kupolën e pushtetit, në 7 vite kanë “pjellë” 2230 firma “bija” dhe i kanë hedhur si logo në tregun e tenderëve, ndërtimit, qirave, licensave, bonove dhe PPP-ve në Shqipëri.

Këto firma “bija”, që sipas QKB-Tatime, nga 3-5 janë filiale të një firme “mëmë”, të cilat përfitojnë krejt PPP-të, për shkak të pazareve me shefat e pushtetit, me grup kryeministri, 6 ministra, 10 drejtorë qendrorë e 5 kryebashkiakë që kanë pasuri, buxhet e taksa të shumta.

Këto firma, marrin afro 880 milionë Euro fonde publike nga ministritë, bashkitë e entet publike, me rekord tenderët në Mjedis, ushqime, ujëra, punë publike, energji, transporte, shëndetësi, polici-ushtri, arsim e prej 6 muajsh në rindërtim.

Psh, Babloku nuk mund ta quaj shpifje, faktin që firma “GTS shpk” e Nikut të “Ndraghet’a”-s, vetëm në vitet 2019-2020 ka marrë 1223 pagesa me vlerë 9 milionë Euro me TVSH; për tendera gazi mjekësor në 3 qendrat spitalore e 12 spitalet rajonale,

Nuk është as rastësi, që Niku (Besnik Halili) është bashkëshort i drejtores së shërbimeve në ministrinë e Shëndetësisë; ndërsa më parë ka qenë drejtore e lojërave të fatit, nga e cila Manstrtiliu ka marrë lincesë për PPP-Kazino Elektronike me afat 10 vite në hotele e resorte me “5 Yje”, ndërsa kullën “Sahati” e ndërton ortaku Avdia i Manastirliut në kazino; por nuk është e rastit, as fakti që në Shqipëri, ka 311 biznese preferenciale të qeverisë, me bazë mafien italiane, serbe, turke, ruse, azere, malteze, qipriote, greke, maqedone, bullgare e deri braziliane, kineze e indiane.

Babloku nuk mund të quaj shpifje, as bizneset farmaceutike offshore, të dy vëllezërve indianë, Nitin Sandesara e Chetankumar Sandesara, të licensuar nga ilir Beqja; por as ndryshimin e emrave e pronësisë, në PPP-të e bakrit, naftës, kromit, Check-up, sterilizimit, laboratorëve, Hemodializës etj. Kaq për sot, o Bablok./Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit