Skandali/ Jo vetëm tender pa garë, Bashkia e Elbasanit ble bukë me çmim më të lartë se me pakicë

Skandali/ Jo vetëm tender pa garë, Bashkia…

Tenderat vijojnë të jenë një instrument përfitimi ekonomik për kryetarët e institucioneve publike në vend, të cilët lidhin kontrata me çmime të fryra për përfitime personale dhe duke dëmtuar interesin publik.

E radhës është Bashkia e Elbasanit, e drejtuar nga Gledian Llatja, që ka shpallur së fundmi fituesin e tenderit me objekt “blerje buke integrale”.

Tender pa garë

Në këtë rast, Bashkia e Elbasanit ka lidhur një tender që klasifikohet me “flamur të kuq”.

Kjo, pasi jemi në kushtet e mungesës së konkurrencës dhe kompania e vetme që ka marrë pjesë në tender –  “Flamur Asllani” –  është shpallur fituese.

Rast ky, ku rreziku për korrupsion nga autoriteti kontraktues dhe firma fituese vlerësohet i lartë.

Kontrata me çmime më të larta se tregu

Oferta limit për këtë tender ka qenë 2,833,217 Lekë të reja, ndërsa firma e vetme pjesëmarrëse në tender dhe e shpallur fituese, ka bërë një ofertë ekonomike prej 2,821,262 (dy milion e tetëqind e njëzet e njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) Lekë pa TVSH.

Për vlerën prej rreth 28 milionë Lekë, firma fituese – nën pronësi të Flamur Asllanit, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, do të furnizojë bashkinë me 23.909 bukë integrale, 1 kg/copa.

Gjerësisht, një qytetar ble një bukë të tillë me 80 lekë në një furrë.

Por, sipas kontratës që ka lidhur Bashkia e Elbasanit me “Flamur Asllanin”, rezulton se firma fituese do ti shesë bashkisë bukë me çmim më të lartë se ai i shitjes me pakicë.

Më konkretisht, Bashkia e Elbasanit do të blejë një buke me 118 Lekë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit