Ambasadorja shqiptare në BE me firmë mikrokredie, i shoqi rrjep shqiptarët me kredi me stil "Sude"

Ambasadorja shqiptare në BE me firmë mikrokredie,…

Suela Janina, është ambasadore shqiptare në BE që prej 2014. Është zbardhur një skandal i bashkëshortit të saj. Janina është diplomate me 20 vite karrierë ka menduar që shqiptarëve përveç negociatave për hyrjen në BE, duhet t’u hapen edhe dyert e minibankave që japin mikrokredi.

Micro Credit Risk (MCR) është një ndër shumë mikrobankat që Banka e Shqipërisë i ka licencuar vitet e fundit. Ajo është krijuar nga bashkëshorti i saj, Elton Janian si dhe nga një djalë 19 vjeç Klei Kaçupi.

Ka persona të cilët kanë rënë viktima të MCR. Eshtë i njëjtë me stilin që përdorin mikrobankat  të tregut të mikrokredive si Iutecredit, Microcredit Albania, Final.

Bëhet blerja e kredisë së vogël nga banka e nivelit të dytë, kryesisht Raiffeisen pa e njoftuar fare kredimarrësin, pastaj fillohet kërkimi i kredisë me telefonata agresive, letra kërcënuese apo shantazhe sikur MCR do të shesë shtëpinë me përmbarues.

Skema që përdor MCR, është  që jep kredi për njerëzit nga një apartament modest pallati pranë ish-bllokut, me stilin “Sude”. Pra u jep dhe u merr para njerëzve duke përfituar nga ata.

Krijimi i skemave të kredive të vogla është kthyer në një biznes fitimprurës në Shqipëri. Askush nuk i kontrollon si ato funksionojnë. Rasti i Micro Credit Risk është domethënës se si një “ambasadore” bashkë me një adoleshent patën nja 200 milion lekë tepër për t’i investuar dhe krijuar një minibankë në ambjentet e një shkalle pallati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit