Skandali me hapësirat publike në Tiranë/ Lokalet pushtojnë trotuaret, qytetari ankohet te 'e-Albania' por...

Skandali me hapësirat publike në Tiranë/ Lokalet…

Si çdo verë të gjitha hapësirat e lira publike që janë në Tiranë, zaptohen me tavolina, karrige dhe vazo me lule nga lokalet e shumtë.

Aq e madhe është babëzia për të zaptuar hapësira publike, sa që në shumë raste edhe trotuaret kthehen në mjedise bar-kafesh.

Një qytetar në një lagje të Tiranës ka marrë guximin ta denoncojë këtë skandal të pashembullt me hapësirat publike.

Duke qenë prin i 3 fëmijëve të vegjël, ai është gjendur befas në problemin se nuk ka ku të nxjerrë më fëmijët e tij për të luajtur.

Edhe një sipërfaqe rreth 200 m2 që ishe para pallatit të tij, siç deklaron ai vetë, tashmë është zaptuar nga një super-lokal.

Pronari i këtij të fundit, ka vendosur aty jo tavolina e karrige, por një tendë të madhe dhe një verandë edhe më të madhe se vetë lokali.  

Qytetari ka vendosur që të ndjekë rrugën ligjore dhe atë të një personi të civilizuar por dhe reagues ndaj padrejtësive.

Ai fillimisht i ka shkruar Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për problemin në fjalë.

Por duket se Lali Zdromsi, që i jep vetë lejet për zaptimin e hapësirave publike nga lokalet kundrejt qirave, nuk ja ka varur taksapaguesit.

Ky i fundit, pasi ka hasur në indiferencën e Zdromsit, i është drejtuar edhe portalit qeveritar “e-Albania”.

Por as te qeveria dixhitale nuk ka gjetur dot zgjidhje, duke vendosur që në fund ta sjellë këtë ankesë te mediat.

Ai ka denoncuar në profilin e Facebook-ut të “Gazetaalbania.com”, me foto dhe koment, pikërisht atë abuzim, për të cilin thotë se nuk ka gjetur zgjidhje.

Ja mesazhi i qytetarit në profilin tonë të Facebook:

“Pershendetje. Jam nje prit ne 3 femij te vegjel. Qe me duhet ti nxjerr posht pallatit cdo dit.

Por ajo pak hapesir qe ishte e ka zaptuar ky zoteria. Kam ber ankes te e albania

Por askush nuk ka ardhur. Sot zoteria bllokoi dhe nje gjysem metri tjter.

I kam shkruar dhe zotit Velija. Asnje pergjigje deri tani. Mire parqe qe zbehet fjale.

Por dhe kete 200m ven sna e lan”.

[ngg src=”galleries” ids=”165″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit