Skandali me patentat/ 1500 euro rryshfet, një polic i përfshirë

Skandali me patentat/ 1500 euro rryshfet, një…

Katër persona janë arrestuar në kuadër të një rasti korrupsioni që lidhet me dhënien e patentave, ku dyshohet se janë marrë ryshfete deri në shumën prej 1500 eurosh. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës policie.

Të arrestuarit, bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, janë:

Enis Balla, 40 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv”.

Kujtim Xhaja, 50 vjeç, punonjës policie, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Alkid Ndreu, 49 vjeç, i dënuar me 9 muaj e 25 ditë burg për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”.

Revi Osmani, 28 vjeç, i dënuar me 8 muaj burg për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsion aktiv”.

Çështja i është përcjellë Prokurorisë për procedime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit