Skandali me spiunen kineze i kushton postin, jep dorëheqjen CEO i Nvidia-s

Skandali me spiunen kineze i kushton postin,…

Një prej figurave më të fuqishme të industrisë së teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, Jensen Huang, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s, pas një skandali që ka tronditur kompaninë gjigante amerikane.

Vendimi vjen pas publikimit të raportimeve për një marrëdhënie jashtëmartesore të Huang me Alice Huang, një biznesmene kineze që punonte për kompaninë Megaspeed në Singapor dhe që dyshohet nga shërbimet amerikane të inteligjencës se kishte lidhje me spiunazhin e Pekinit. Ajo dyshohet se mund të ketë shërbyer si pjesë e një operacioni për sigurimin e informacioneve dhe teknologjisë së ndjeshme amerikane.

Vetë Jensen Huang kishte pranuar tradhtinë bashkëshortore në një mesazh drejtuar punonjësve, duke kërkuar falje ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Ai kishte deklaruar gjithashtu se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin e nisur nga bordi i kompanisë.

Situata u rëndua edhe më tej pas raportimeve të The New York Times për një tjetër marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore të Huang, këtë herë me një drejtuese të kompanisë, Kimberly Powell, e cila raportohet se ishte në varësi të tij.

Bordi i Nvidia-s kishte nisur një hetim të pavarur për çështjen dhe, sipas dokumentacionit zyrtar të kompanisë, dorëheqja e Huang është pranuar me efekt të menjëhershëm. Në vend të tij, përkohësisht do të drejtojë kompaninë drejtoresha financiare Colette Kress, deri në emërimin e një pasuesi të përhershëm.

Skandali ka shkaktuar edhe tronditje në tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s pësuan një rënie të fortë, duke humbur deri në 14% në hapjen e tregtimit të së enjtes, ndërsa investitorët shqetësohen për të ardhmen e kompanisë, e cila është ndër më të vlefshmet në botë dhe një prej aktorëve kryesorë të revolucionit të inteligjencës artificiale.

Ndërkohë, autoritetet kineze i kanë cilësuar akuzat për spiunazh si të pabaza dhe si përpjekje për të njollosur imazhin e Kinës. Nvidia, nga ana tjetër, ka deklaruar se deri më tani nuk ka arsye të besojë se sekretet e kompanisë apo siguria kombëtare amerikane janë komprometuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit