Skandali me tenderin e OST-së, 1.4 mln lekë për... 'riparimin' e karrigeve

Skandali me tenderin e OST-së, 1.4 mln…

Operatori i Sistemit të Transmetimit “OST” , duket se është bërë një institucion shtetëror “nikoqir”.

OST ka vendosur që të mos shpenzojë paratë e buxhetit të shtetit për të blerë pajisje të reja zyrash, por të riparojë ato që ka në dispozicion.

Deri këtu gjithçka duket sikur funksionon normal. Por siç thotë një proverb, “djalli fshihet pas detajeve”.

“Gazetaatdheu.com” ka shtënë në dorë një dokument prokurimi ku OST ka çelur një procedurë tenderimi me vlerë 1 milion e 48 mije lëkë të vjetër ose “104.800 lekë”, jo për të blerë pajisjes zyrash, por për të rriparuar disa karige me rrota.

Mos u çudisni, në “OST” nuk bëhen vetëm tendera shumë milionësh. Dikush përfiton edhe nga tenderat e vegjël…

Karriget që janë pjesë e zyrave të personelit të OST-së, pretendohet se janë amortizuar, dhe për këtë duhet një tender mbi 1 milionë lekë, për t’i riparuar ato.

Procedura e tenderit të emërtuar “Riparim poltrone rrotulluese për personelin e OST sh.a.” është bërë si procedurë “blerje me vlerë të vogël”, nga “mjeshtrat” e OST-së.

Por në fund fondi i tenderit ka pësuar edhe një rritje të “vockël” ku nga 104 është bërë 106.000 lekë duke u rrumbullakosur vlera tenderuese.

Dokumenti

Ky është vetëm një tender në dukje i vockël, por të tillë administrata e institucioneve shtetërore ka kryer me qindra.

Dhe është kjo mënyra më e lezetshme, për t’i shpëtuar vëmendjes së atyre që hulumtojnë mbi tenderat, për të bërë ca para të thata me taksat e popullit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit