Skandali me testimet e COVID-19, zbulohet plani i fshehtë i qeverisë

Skandali me testimet e COVID-19, zbulohet plani…

Edhe në një kohë fatkeqësie prej pandemisë, qeveria e Ramës përgatitet t’i japë privatit një tjetër shërbim publik.

Në këtë situatë të krijuar, është menduar që kryerja e testeve të bëhet me koncesion, duke ia hequr ekskluzivitetin ISHP.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë radhët e Partisë Socialiste.

Deputetja Klodiana Spahiu, në një intervistë për Euroneës, ka zbardhur skenarin e mundshëm që po përgatit Komiteti i Ekspertëve.

Në një prononcim për “Unpublished” ajo u shpreh: “Një zgjidhje shumë e mirë që po mendohet nga Komiteti i Ekspertëve është edhe Partneriteti Publik Privat, që tashmë fillon punën shumë shpejt në lidhje me laboratoret. Nëse kjo gjë relizohet do të jetë një arritje shumë e mirë, sepse padyshim që do të jetë një numër më i lartë testimesh, të mbuluara nga buxheti i shtetit.”

Thënë shkurt, ky është skenari i mbajtur fshehur deri më tani nga qeveria dhe justifikon arsyen se përse më Shqipëri nuk bëheshin teste masive.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Tiranë ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme shtimin e numrit të testimeve që në muajt mars-prill por qeveria refuzoi të rriste dozën e tyre.

/Burimi:Euronews/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit