Skandali me vrasjen në Elbasan/ Gazetari gjen gëzhoja në vendin e ngjarjes

Skandali me vrasjen në Elbasan/ Gazetari gjen…

Një skandal mund të quhet ajo që ka ndodhur me vrasjen në Elbasan. Ekspertët e kriminalistikës kanë harruar të sekuestrojnë të gjitha gëzhojat që u përdorën në vrasje.

Gazetari i Tv Klan, Driçim Çaka, ka gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes e cila mund të çojë në zbulimin e gjurmëve dhe identifikimin e autorëve.

Emiljano Ramazani u ekzekutua me 6 plumba pistolete, ku njëra prej gëzhojave ndodhet vetëm 2 metër larg vendit të vrasjes.

39-vjeçari po kthehej nga palestra, sapo kishte blerë disa ushqime dhe fruta për në banesë, dhe në fytyrë mbante maskë.

Në kamerat e sigurisë dallohet një person që afrohet dhe e qëllon disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Babai i 4 vajzave lëvizte me një makinë ‘Ford Focus’ dhe duket se nuk i ruhej ndonjë atentati. Burime për mediat nga grupi hetimor thanë se vrasja mund të ketë lidhje me një grup kriminal në aksin Elbasan-Peqin.

Bëhet fjalë për një konflikt të nisur 3 vite më parë jashtë Shqipërisë për lëndë narkotike, ku Emiljano Ramazani nuk ka qenë i përfshirë, por shoqërohej me personat që kishin lidhje në atë grabitje. 39-vjeçari i njohur edhe si Rrahman Zeqa ishte arrestuar 3 herë më parë për shitje të kokainës.

20 personat e shoqëruar nuk kanë dhënë asnjë informacion për policinë. Të vetmet prova të vlefshme që ka grupi hetimor janë gëzhojat që u gjetën pranë rrethrrotullimit të luleve në Elbasan dhe makina e djegur e autorëve brenda së cilës ishte edhe arma e krimit.

/Tv Klan/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit