Skandali/ Miku i Vangjush Dakos 'përlan' tenderin 50 mln Lekë duke përfituar nga COVID

Skandali/ Miku i Vangjush Dakos ‘përlan’ tenderin…

Zyrtarët e vendit tonë, në qeveri, ministri, bashki… të mëdhenj e të vegjël, duket se janë kthyer në mjeshtra të vjedhjes.

Shohin dhe gjejnë mundësi për të zhvatur paratë e popullit në çdo situatë, qoftë fatkeqësi natyrore apo sëmundje.

Nuk duan t’ia dinë, mjaft që xhepat e tyre që ngjajnë si vrima të zeza, të thithin gjakun e djersën e shqiptarëve të ndershëm…

Tenderat vijojnë të mbeten një nga mënyrat më të shpeshta përmes së cilëve bashkëpunimi pushtet-oligark përlan paratë e shqiptarëve.

Sot, do të tregojmë për një tender të tillë, që Bashkia e Durrësit e ka lidhur me një kompani, pronari i së cilës njihet si miku i ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Fjala është për Vangjush Dakon, që siç zbuluan përgjigjem e dosjes 339, nuk ngurroi të bashkëpunonte me kriminelë për të vjedhur votat e kërcënuar qytetarët.

Kjo në mënyrë që pushteti e paraja në Durrës, të kontrollohej nga ai dhe për katër vitet në vijim.

Edhe pse nuk është më në krye të Bashkisë së qytetit bregdetar juridikisht, flitet se ‘de fackto’ është ai njeriu që drejton pushtetin vendor në Durrës.

Kjo, edhe pas dorëheqjes së Valbona Sakos, e cila bëri një deklaratë skandaloze për viktimat nga tërmeti i Nëntorit.

“Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”,- ishte deklarata e Sakos, pas së cilës u detyra të japë dorëheqjen.

Por le të kthehemi te tenderi dhe Dako, tentakulat e të cilit vijojnë të jenë aktive dhe miqtë e ‘akullores’ vijojnë të marrin tendera.

Muajin e kaluar, më shumë se 50 milionë lekë i janë dhënë nga Bashkia e Durrësit e drejtuar nga Emiriana Sako, kompanisë “M.C.CATERING” SHPK, për “furnizimin me pako me ushqime për familjet në nevojë, për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë COVID-19”.

E sigurt është se paratë kanë shkuar te pronari i kompanisë, sipas QKB-së Gentjan Prençi, i cili njihet si miku i “Gjushi Akullores”.

Por se çfarë është bërë me pakot ushqimore askush se di! Në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit nuk ka asnjë të dhënë. Sa pako u shpërndan? A ishte kosto reale e tyre ajo e vlerës që përfitoi kompania fituese e tenderit, apo mos një dorë e zezë zhduku miliona me një goditje?

Asnjë përgjigje!

Dhe kur autoritetet nuk bëjnë transparencë, lënë pas dyshimet se edhe këtë herë, bashkëpunimi pushtet-oligark i zhvati një tjetër copë mëlçie popullit-Promete, me sa duket ende i pafuqishëm për tu çliruar nga zinxhirët e së keqes…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit