Skandali| Në “arrest shtëpie”, prej 16 muajsh ish-zv.ministrja Rovena Voda merr mbi 1 milion lekë rrogë

Skandali| Në “arrest shtëpie”, prej 16 muajsh…

Megjithëse prej gjashtë muajsh ndodhet në arrest shtëpie, ish-zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda figuron të jetë e punësuar, madje përfiton edhe pagë mujore prej më shumë se 1 milion lekësh. Kështu të paktën thuhet në databazën e pagave që u publikua online.

Voda u hetua nga SPAK, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga përgjimet e prokurorisë rezultoi se Voda kishte përfituar 2000 euro, një telefon të ri dhe një arkë me peshk për të ndikuar në punësimin e një shtetaseje në Ministrinë e Brendshme.

Vetëm një muaj pasi kryeministir Edi Rama e shkarkoi, Voda u emërua në një tjetër post, me një pagë prej 116,667 lekësh, apo 1 milion e 100 e 66 mijë të vjetra.

Prej afro 16 muajsh ajo mban pozicionin e koordinatores së projekteve që financohen nga qeveria dhe donatorë të huaj në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit