Skandali në Greqi! Flet gjeorgjiani që u arrestua për vrasjen e Carolinës: Polica greke më torturoi

Skandali në Greqi! Flet gjeorgjiani që u…

Gjeorgjiani i ndaluar në Greqi për vrasjen e Carolinës, 20 vjeç, ka treguar për një televizion gjeorgjian dhunën e ushtruar ndaj tij. Giorgio Khardzeishvili, 36 vjeç, është aktualisht në një nga burgjet në Greqi. Ai u pastrua nga akuza për vrasjen e Carolinës, pasi burri i saj pranoi krimin.

Një muaj më vonë, piloti i aviacionit civil Babis Anagnostopulos pranoi se ai kishte vrarë gruan e tij dhe, në mënyrë që të devijonte dyshimet nga vetja, i tha policisë për grabitjen e pretenduar nga një gjeorgjian.

Sipas 36-vjeçarit, policia greke kërkoi që ai të pranonte fajin dhe pasi ai refuzoi ta bëjë këtë, ata filluan ta rrahin atë në mënyrë çnjerëzore.

Gjeorgjani tha:

Unë isha i lidhur në një karrige për katër ditë. Ata më rrahën shumë, nuk e merrni dot me mend, kur dikush lodhej, një tjetër më godiste. Ishin disa persona. Pësova tronditje në tru. Nuk kishte asnjë pyetje. Kur më sollën në Athinë, menjëherë ata më rrahën. Dhe ata thjesht thanë: “Më thuaj, si e vrave, si u fute, si dolët?” Nuk kishte pyetje të tjera. Nuk e dija për cilën vajzë po flisnin.” Ata më thanë: ‘Ti e vrave atë.’

Ankesa u bë në televizionin shtetëror gjeorgjian (Imedi TV) nga burgu Koridallos, ku ai po mbahet.

Ai shtoi:

Pastaj zbulova se burri i saj e kishte vrarë dhe se unë isha akuzuar për vjedhje. Unë nuk kam asgjë me vjedhje. Unë kisha vetëm dokumente false.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit