Skandali në median italiane/ Reagon Ilir Kulla: Po heqin vëmendjen nga biznesi më i madh i mafias në Shqipëri

Skandali në median italiane/ Reagon Ilir Kulla:…

Ilir Kulla ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar sot nga mediat italiane, ku ndër të tjera thuhej se , i ka dhënë ryshfet senatorit italian, Sergio De Gregorio, pronari të një portali që shkroi për groposjen e mbetjeve në Shqipëri në 2017-ën, që të organizonte një fushatë sulmuese kundër qeverisë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulla shkruan se kjo është një shpifje, me qëllim që sipas tij te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore.

“Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore.

Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio.

Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore.”-shkruan Ilir Kulla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit