Skandali/ Pogradeci i pret turistët me h*le në liqen, tutkuni i 'Turizmit' Blendi Klosi njeh propagandën

Skandali/ Pogradeci i pret turistët me h*le…

Tutkuni në krye të ‘Turizmit’ Blendi Klosi, nuk njeh gjë tjetër veç propagandës. Në fotot që publikonte në rrjete sociale, tregonte pamjet piktoreske të Liqenit të Pogradecit në maj, por duket se ‘aparati i tij’ nuk fotografon poshtë, por vetëm lart.

Nën këmbët e turistëve, apo qytetareve të Pogradecit, derdhen në liqen ujërat e zeza. Denoncimet e qytetareve janë të pafundme, që askush nuk kujdeset për këtë gjë. Kjo vërtetohet edhe me pamjet e sotme.

Bashkia, e dalë jashtë funksionit. Këto ujëra, janë më të rrezikshme se Covid-19, por ‘zdromsat’ e ‘Rilindjes’ po flenë gjumë.

Miliona euro taksa të popullit Shqiptar janë shpenzuar për sistemimin dhe filtrimin e ujrave të zeza nga viti 2009 e deri në 2020, por filtrim nuk ka.

Pse nuk funksionon impianti i ndërtuar për trajtimin e ujrave të zeza?

Kjo është vrasje ndaj njerëzve dhe faunës unike në Liqenin e Pogradecit. 18 Tuba me ujëra të zeza derdhen përgjatë Liqenit të Pogradecit në pjesën shqiptare.

Ky është turizmi sipas #smilealbania dhe #EdiRama.

Ku është UNESCO?! Ku është qeveria e propagandës? Aha, po, qenka duke menduar për propagandën e radhës…

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit