Skandali/ Posta Shqiptare rrezikon të vrasë pensionistët, burim Koronavirusi! Drejtor Laerti plazhitet me kokteile në Jug...

Skandali/ Posta Shqiptare rrezikon të vrasë pensionistët,…

Milionat i ka bërë palë, siç thonë ‘nën zë’ edhe miqtë e tij, dhe tani Laer Duraj, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, i ka të gjitha shanset që të kridhet në plazhet e shtrenjta të Jugut.

Nga ana tjetër institucioni që drejton, pra zyrat postare, janë kthyer në vatra infeksioni, ku me qindra pensionistë presin si “qeni” në radhë për të marrë pensionet, ndërkohë që koronavirusi po bënë kërdinë.

Nëse keni një gjysh apo një gjyshe në shtëpi, ose prindër të moshuar dhe pensionistë, shumë herë do t’ju kenë rënë në vesh ankesat e tyre për pritjen në radhë me orë të tëra në zyrat e Postës Shqiptare.

Dhe ata nuk rijnë për qejf, por për të marrë atë pension mbijetese që nuk u del as për gjysmën e ilaçeve.

Por nëse gjyshërit dhe prindërit tuaj, apo edhe ju vetë, nëse ju ka rastisur të merrni ndonjë pako tek këto zyra, keni pritur në diell dhe në radhë, Laert Duraj po kridhet në det në Jug.

Ditët e fundit, drejtori i “Rilindjes”, Laert Duraj, është fotografuar nga qytetarët në një nga resortet më të shtrenjta në plazhet e Jugut.

Pikërisht aty ku një dhomë kushton 400 euro nata, raportonte disa ditë më parë “JOQ-Albania”.

Njerëzit presin në rradhë “si qen” te Posta Shqiptare, drejtori ...

Dhe sipas informacioneve, dhoma e Laertit për një natë kushton afërsisht sa pensionet e katër të moshuarve të marrë së bashku.

Por kjo nuk e pengon drejtor Laertin që të bëjë jetë “pashai”, jo thjesht për çmimin e dhomës, por edhe për mënyrën se si po shijon i qetë gotën që mban në dorë.

Ashti si edhe “sulltan” Rama, për të gjithë oligarkët dhe drejtorët e Rilindjes, është bërë e modës që këto ditë të shihen në Jug nëpër resortet më luksoze, teksa relaksohen dhe shijojnë frytet e “punës” së tyre.

Por në Tiranë dhe qytetet e tjera të vendit askush nuk heton dhe as nuk mban përgjegjësinë minimale për shtimin e infeksioneve (me ose pa qëllim), tëk qytetarët që duhet të presin shërbimet e shtetit.

E në një kohë që populli përdor shprehjen “pije mor t’u bëftë varri banak…”, ne po i urojmë drejtor Laertit, “shijoi pushimet pasha, se Posta ka lekë boll”.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit