Skandali/ Sondazhi në median më të madhe shqiptare zbardh vjedhjet e 'Vodafone-Albania' ndaj shqiptarëve

Skandali/ Sondazhi në median më të madhe…

Shqipëria është sot vendi me tarifat celulare më të larta në Europë dhe një nga vendet që kanë çmimet nga më të shtrenjtat në botë.

Kompanitë celulare po mbushin gati dy dekada që janë prezënte në tregun shqiptar, por që nga ardhja e tyre, ato vetëm probleme u kanë sjellë klientëve të tyre.

Që të gjtha kompanit celulare në vend nuk e kanë parë konsumatorin shqiptar si një partner në biznesin e tyre të shërbimit telefonik, por duke përfituar nga mungesa e ligjeve dhe shtetit të organizuar, si dhe nga lidhjet me politikën, operatorët GSM janë kthyer në “shushunjat” e radhës.

Kompanitë celulare në asnjë moment nuk u ofrojnë shqiptarëve një shërbim të pastër telefonik dhe interneti, por nëpërmjet trukeve abuzive dhe grabitëse, bëjnë miliarda lekë fitime.

këtë e tregojnë edhe bilancet e çdo viti në Tatime, ku kompanitë celulare rregjstrojnë fitimet më të mëdha nga të gjitha kompanitë e biznesit në vend.

Sipas një sondazhi realizuar që prej ditës së djeshme nga media më e madhe shqiptare on-line, portali “JOQ-Albania”, shikohet qartë se konsumatorët shqiptarë nuk kanë aspak besim tek kompanitë celulare.

Ata nuk i konsiderojnë këto kompani si operatorë që ofrojnë një shërbim të nevojshëm, por si kompani zhvatëse dhe grabitëse, pra një soj si kompanitë piramidale që fryhen me paratë e shqiptarëve.

Referuar edhe sondazhit, rekordin në mashtrime dhe grabitje ndaj klientëve e mban kompania më e madhe e telefonisë celulare në vend “Vodafone-Albania”.

Kjo e fundit, sipas opinionit të qytetarëve shprehur në sondazhin e “JOQ-Albania”, ia kalon edhe “hajdutit të famshëm ‘Arsene Lupen’, ose ‘hajdutit xhentil’ i trilluar nga shkrimtari francez, Maurice Leblanc”.

Pra “Vodafone-Albania” ka menduar një strategji “origjinale” për grabitjen e të ardhurave të qytetarëve, duke krijuar opsionin, “Vodafone More”, e cila nënkupton mbledhjen e sa më shumë pikëve përmes aktivizimit të ofertave dhe konvertimin e tyre më tej në shërbime shtesë.

Kështu u mashtrua një qytetar që denoncoi rastin në “JOQ Albania”. Pikët e tij të grumbulluara prej kohësh dhe me kosto u zhdukën nga profili online dhe nuk përfitoi shërbimin e premtuar.

Ky është një nga rastet e shumta të denoncuara vazhdimisht nga qytetarët të cilët shpesh ankohen se “Gigat” e tyre të internetit, “avullojnë” para përfundimit të paketës, madje në disa raste pa u mbyllur një javë nga aktivizimi i saj.

Në sondazhin e bërë nga “JOQ-Albania” në Facebook, 91% e shqiptarëve mendojnë se: “‘Vodafone-Albania’ vjedh më shumë se hajduti i filmave të animuar, Lupen. Për personazhin e famshëm mendojnë se grabit më shumë vetëm 9% e shqiptarëve”.

Ata shprehen se, me lejen e kryeministrit Rama, “Vodafone-Albania” vjedh shqiptarët dhe ia kalon jo pak personazhit të animuar.

Pyetja e shtruar në sondazhin e “JOQ-Albania” ishte:

“Cili prej tyre mendoni se vjedh më shumë?”

Si shihet edhe në foto, 91% e shqiptarëve mendojnë se Vodafone vjedh më shumë se hajduti i filmave të animuar, Lupen.

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit