Skandali te "Gjirofarm"| Kosi dhe salca e kosit me baktere, AKU: Konsumatorët të kthejnë ato që kanë blerë

Skandali te “Gjirofarm”| Kosi dhe salca e…

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar sot tërheqjen nga tregu të disa produkteve ushqimore të një biznesi me iniciale “GJ”, që sipas “FaxNews” bëhet fjalë për Gjirofarm. AKU ka njoftuar se pas analizave dhe kontrolleve janë konstatuar me vlerë mbi normën e lejuar disa baktere të quajtura enterobakter dhe fekale. Për këtë arsye është urdhëruar tërheqja nga tregu e të gjitha produkteve të rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.

Njoftimi i plotë nga AKU:

TËRHEQJE NGA TREGU E PRODUKTEVE TË PASIGURTA

AKU njofton konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u kostatuan me vlerë mbi normën e lejuar të Ngarkesës së Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter. Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera. Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së. AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë. Sigurojmë konsumatorët se AKU vijon inspektimin e subjektit edhe në produkte të tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit