Skandalóze! Kishte fshehur se ishte Sigurims i Shtetit, Vettingu konfirmon Gjovalin Lokën

Skandalóze! Kishte fshehur se ishte Sigurims i…

Skandalóze! Edhe Sigurimsat e Shtetit, Vettingu në Pólici i kalon pa asnjë të keq.

Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Pólicinë e Shtetit, është konfirmuar ditën e sotme në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, edhe pse kishte fshehur në formular, se kishte punuar si operator i Sigurimit të Shtetit.

Loka ka qenë Sigurims në vitin 1991, dhe e ka fshehur në deklarime, por kërkoi të mos e paragjykonin për këtë fakt.

Ai u shpreh se nuk kishte komunikuar me asnjë nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

“Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në Sigurimin e Shtetit”, – ka deklaruar Lokaj.

Debati i plotë

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit: Janar 1991 qershor 1991 Gjovalin Lokaj ka qenë operativ i Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e Sigurimit të Shtetit. Komisioni i Jashtëm do të vlerësojë në qoftë se ka apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj Lokajt.

Lokaj-Komisionit: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në Sigurimin e Shtetit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit