Skandaloze/ Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së pas fletë arrestit nga Serbia

Skandaloze/ Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e…

Skandaloz veprimi i Policisë Shqiptare, që ditën e sotme ndaloi veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastratin, me origjinë nga Lipjani.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati shprehej se, ndalimi i Kastratit, kishte ardhur pas një fletë arresti nga Interpoli, pasi shteti serb kishte dërguar emrin e tij.

Po ashtu, Serbia ka dërguar emrat e shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla.

Nëpërmjet një statusi, ajo shkruan se Gent Cakaj, e ka njoftuar se Kastrati është liruar para dy orëve, ndërkohë ishte ndaluar vetëm për verifikim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit