“Skanderbeg”/ Filmi i parë i animuar 3D me hero shqiptar, mund të kushtojë deri në 1.5 mln euro

“Skanderbeg”/ Filmi i parë i animuar 3D…

Një film i animuar shqiptar i titulluar “Skanderbeg” është duke u punuar për të qenë pjesë e shikueshmërisë për fëmijët. Me idenë e aktorit Flor Binaj dhe Daniel Kordhoni, ky projekt ka rreth 3 vite që punohet për t’u realizuar. Qëllimi është që fëmijët shqiptarë dhe jo vetëm, të mos kenë idhuj personazhe si Spiderman, Batman, Superman, Hulk etj, por edhe një hero shqiptar.

Florjan Binaj është skenarist i këtij projekti ndërsa Daniel Kordhoni është autor/producent. Personazhet do jenë me emrat e fëmijëve të tyre. Mësohet se Binaj ka punuar rreth 2 vite me skenarin, ndërkohë në film janë gjithsej 40 personazhe. Filmi ka pasur një kosto fillestare prej 150 mijë eurosh, por kjo shifëer mund të shkoj edhe eri në 1.5 milionë euro sipas autorëve.

Ky film do të jetë një epokë e re për t’u njohur ndërkombëtarisht ndërkohë do të jepen mesazhe për planetin Tokë. Filmin menduam që ta quajmë Skandërbeg dhe superheroi të jetë në fuqitë e Skëndërbeut, të jenë të mëshiruar të dy fëmijë të cilët kanë një lidhje shumë të fortë me florën dhe faunën, e mbrojnë natyrën. Filmi fillon që bie një kometë e vogël, e këta shkojnë atje për ta gjetur. E gjejnë e çojnë në shtëpi dhe ia tregojnë gjyshit. Më pas ai tregon se këtë gur e kemi të trashëguar që nga periudha e Skëndërbeut. Është totalisht një histori shqiptare por problemi është botëror, siç është shkatërrimi i lumenjve, i pyjeve, dhe gjithçka që lidhet me qenien tonë si njerëz”– tha Flor Binaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit