Skanë fund aksidentet e urbanëve jeshil, i treti brenda javës

Skanë fund aksidentet e urbanëve jeshil, i…

Hypja në urbanet e rrugëve të kryeqytetit çdo ditë e më shumë bëhet e frikshme për shkak të aksidenteve që kanë pasur kohët e fundit.

Shpesh herë pasagjerët janë ndierë të frikësuar nga këto përplasje të shpeshta që ata kanë pasur.
Aksidenti i fundit është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Siri Kodra”.

Këtë herë përplasja ka qenë më e lehtë nuk ka rënë në lanë as nuk ka marë zvarrë disa makina. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, një autobus i linjës “Green Line” është përplasur me një automjet tjetër.

Ndërsa së fundmi, konstatohet se ka frekuenca e tyre është përshpejtuar. Incidenti i sotëm u papari nga dy të tjerë të ndodhur vetëm një ditë më parë.

Një prej mjeteve urbane të linjës së Kamzës hipi mbi bordurën ndarëse të karexhatës. Ndërkohë, një urbani të linjës së ‘Institutit’ i shpërtheu goma teksa në ecje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit