S'kanë marrë 'pagën e luftës'/ Operatorët e transportit të udhëtarëve paralajmërojnë qeverinë

S’kanë marrë ‘pagën e luftës’/ Operatorët e…

Qeveria ka reklamuar deri tani dy paketa ndihme për ti ardhur në ndihmë atyre që Koronavirusi u ka prekur të ardhurat financiare, por rreth 13 mijë punonjës të transportit të udhëtarëve deri më tani nuk kanë marrë asgjë.

Një tjetër kërkesë është dhe shtyrja e vlefshmërisë së taksave të autobusëve që operojnë në transportin publik.

“Problemi është se paga e luftës është refuzuar me pretekstin që aktiviteti nuk bën pjesë në listën e shërbimeve të mbyllura me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë. Disa nga operatorëve i është komunikuar ky mesazh, disa të tjerëve i është refuzuar dhe disa janë akoma në pritje. Në sigurimet i paguajmë dhe gjendja financiare është e rënduar”, shprehet ata për Ora News.

Kreu i Shoqatës së se Transportit të udhëtarëve akuzon se ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.

“Në kërkesat dërguar ministrisë së Infrastrukturës, ministrisë së Financave dhe DPSHTRR janë 6 pika dhe kryesorja është hartimi i një pike financiare dhe rikthimi në aktivitet”, thotë ai.

Ata paralajmërojnë për masa ekstreme nëse nuk do të ketë zgjidhje.

“Nëse nuk merren masat e nevojshme mendoj se 5 mijë punëtorë do të humbasin vendet e punës”

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit