Skeda e pasurisë e Ditmir Bushatit/ Si ka ndryshuar pasuria e ish-ministrit ndër vite

Skeda e pasurisë e Ditmir Bushatit/ Si…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zotëron pasuri familjare me vlerë 44.7 milionë lekë, ndërsa rezulton me burime të pamjaftueshme të deklaruara për të justifikuar shtesën e pasurisë në vitin 2010.

Ditmir Bushati u zgjodh ministër i Jashtëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe e mbajti këtë post deri në ndryshimet qeveritare të dhjetorit 2018.

Ditmir Bushati është diplomuar në Fakutetin e Drejtësisë në vitin 1999 si dhe kreu studimet Master në të Drejtën Ndërkombëtare Publike në universitetin e Leidenit në Holandë.

Përpara përfshirjes në politikë, Bushati ka qenë aktivist i shoqërisë civile si dhe ka drejtuar Lëvizjen Europiane në Shqipëri. Ai është emëruar në detyrën e parë publike në vitin 2004 si drejtor i Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, duke qenë njëkohësisht pjesë e ekipit negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Në vitin 2009, Bushati u zgjodh deputet për qarkun e Tiranës nën siglën e Partisë Socialiste, ndërsa mori një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2013. Aktualisht, Bushati është i dërguari special i Shqipërisë në OSBE.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Ditmir Bushati nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga viti 2004 deri në vitin 2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2004, Ditmir Bushati nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 44.7 milionë lekëve.

Z.Bushati zotëron familjarisht likujditete bankare prej gati 24 milionë lekësh dhe pasuri të patundshme prej 20.7 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 78.4 milionë lekë, me burim kryesor të ardhurat e bashkëshortes nga konsulencat  dhe puna kërkimore në 62% të totalit. Të ardhurat nga paga e Z. Bushati janë në masën 24%, ndërsa rreth 6% e të ardhurave kanë si burim shitjen e një apartamenti.

LEXO EDHE  Bashkëjetonte me një grua, 58-vjeçari ‘i fiksuar’ pas motrës së saj. Ajo bën kallëzim në Polici

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, ku njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Si subjekt deklarues, Ditmir Bushati ka një shkëputje të deklarimeve nga viti 2007 deri në vitin 2010, kur rikthehet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në deklaratën e vitit 2010, Bushati dhe bashkëshortja e tij deklarojnë si shtesa asetesh dy apartamente me vlerë rreth 80 mijë euro, një automjet prej 7500 eurosh dhe likujditete bankare prej rreth 16 mijë dollarë dhe 17 mijë euro, me burim të ardhurat nga puna dhe konsulenca së bashku me bashkëshorten.

Ndryshe nga ç’kërkohet në formular, Z. Bushati nuk i ka deklaruar të ardhurat e plota të siguruara gjatë tre viteve të shkëputjes nga funksioni publik, duke rezultuar me balancë negative prej 15.2 milionë lekësh për shtesën e aseteve.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 20 mijë eurosh, e cila ka shërbyer si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti në vitin 2013 në vlerën e 110 mijë eurove.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018   /BIRN/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit