Skelat e rikonstruksionit lihen rrugëve, rrezik për banorët e lagjes "2 Dhjetori"

Skelat e rikonstruksionit lihen rrugëve, rrezik për…

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen alarmantë në të cilën ndodhet të gjithë banorët e një pallati në lagjen “s Dhjetori” në Çorovodë, ku pas një muaji punimesh për rikonstruksionin e fasadave të pallateve, skelat janë harruar aty.

“Punimet u mbyllën që një muaj më parë, por skelat janë ende aty, të hedhura rrugëve e përpara hyrjeve të pallateve. Nuk mund të kalojmë, kemi frikë se mos na zënë përfund. Hyrjet janë të bllokuara, lëvizja me fëmijë dhe karroca është e pamundur”, – shprehet qytetarja për JOQ.

Banorët akuzojnë Bashkinë e Skraparit për neglizhencë dhe mungesë përgjegjshmërie, pasi askush nuk ka marrë mundimin të pastrojë rrëmujën e lënë pas. Përveç bezdisë, situata paraqet rrezik real për sigurinë e qytetarëve, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

“Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, për të larguar skelat dhe për të siguruar një ambient të jetueshëm.”

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen alarmantë në të cilën ndodhet të gjithë banorët e një pallati në lagjen “s Dhjetori” në Çorovodë, ku pas një muaji punimesh për rikonstruksionin e fasadave të pallateve, skelat janë harruar aty.

"Punimet u mbyllën që një muaj… pic.twitter.com/0L4YqSYX20
— JOQ Albania (@JoqAlbania) May 5, 2025

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit