Skema e subvencioneve po dështon/ Fermerët në vend: Po na sorollatin, online nuk e bëjmë dot

Skema e subvencioneve po dështon/ Fermerët në…

Skema për subvencionin e naftës ndaj fermerëve duket se po dështon. Fermerë nga Shkodra, Vlora, Lushnja, Fieri dhe Korça tregojnë se nëpër zyrat e Agro-pikave i sorollatin dhe ata presin me orë të tëra në radhë pas asnjë shpjegim.

Situata është kthyer në kolaps në të gjithë vendin, ndërsa aplikimet kanë ngecur dhe sistemi është bllokuar. Ata tregojnë për mediat po hasen me një sërë pengesash, sidomos kur tentojnë të regjistrohen online.

Disa prej tyre tregojnë se nuk ka internet në zonat ku jetojnë, ndaj detyrohen në shkojnë pranë zyrave të Drejtorisë Bujqësore, por askush nuk iu jep zgjidhje.

Di unë ca bëjnë këta brenda, njëherë thonë s’ka internet, njëherë nuk ka sistem. Shikojeni vet kallaballëk. Ne bëjmë bereqaves për aq. Duhet të kishte pika më të afërta, mos të lodheshin njerëzit deri këtu, të bllokohen këtu. Ne online nuk e bëjmë dot nuk kemi internet në fshat, plus nuk e marrim vesh si funksionon”, u shprehën fermerët.

Aplikimi është çelur sot dhe do të vijojë deri ne 11 prill, ndërkohë qe fermerët kanë pohuar se shtimi i me shumë zyrave për të aplikuar do ua lehtësonte shume procesin.

Në çdo pikë ku bëhen aplikimet në të gjitha qytete, paraqiten të paktën 300 fermerë në ditë që kërkojnë shërbim. Por, problemet që po hasin në zyrat e Agropikave po e kthen situatën në një kolaps të vërtetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit