Skema që ‘ha’ paratë e popullit/ ‘Pak e shpesh të mos bie në sy’, 1 MLD përfitim nga paratë e shqiptarëve

Skema që ‘ha’ paratë e popullit/ ‘Pak…

Nëse do t’i hidhnim një sy kompanive që kanë përfituar më shumë tendera nga institucionet shtetërore të Shëndetësisë ndër vite, do të renditeshin në këtë listë:

Nëse kompanitë e renditura në vendet e para, rezulton se nuk kanë asnjërin prej zotëruesve me probleme me drejtësinë, kjo gjë nuk vlen për CFO Pharma të Nadir Çaushollit (gjë që do e shtjellojmë në vijim të artikullit tonë). Kompania e renditur në vend të tetë, është përfituese e 461 tenderave publikë me vlerë 998 Milionë Lekë. Nëse do t’i hidhnim një sy procedurave të tenderimeve publike që ka marrë kompania e Çaushollit, do të vinim re që është aplikuar skema e njohur e tenderave në vlerë të vogël por të shpeshtë, që në fund të vitit plotësojnë një vlerë të frikshme të dorëzimit të parave të shqiptarëve tek oligarkët e Shëndetësisë.

(Klikoni këtu për të parë listën e plotë)

Përsa i përket të dhënave të kësaj kompanie në këtë fushë, CFO Farma është përfitues i 258% të tenderave që ka marrë, si operator i vetëm ekonomik, pra nuk i është dashur të konkurrojë me askënd për të përfituar nga paratë publike. 73.8% të tenderave i ka marrë me Procedurë me Negociim. Institucionet nga të cilat ka përfituar më shumë prokurime publike janë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” Tiranë me shef Perlat Kapisyzin dhe Spitali Rajonal i Kukësit me përkatësisht 116 tendera të fituar.

Ajo që është për t’u habitur në lidhje me këtë kompani, është fakti se nga 416 tendera, 306 i ka të klasifikuar me FLAMUR TË KUQ, që do të thotë në shkelje me rregullat e Prokurimeve Publike dhe ligjin.

(Klikoni këtu për të parë listën e plotë)


Ashtu siç e kemi cilësuar edhe në artikujt tanë të mëparshëm, “kriteri” për të përfituar para publike është që duhet të kesh patur më parë probleme me drejtësinë. Dhe përsa i përket CFO Pharma, zotëruesi i saj, është dënuar disa herë për mashtrim në mënyrë të përsëritur, histori që nis që nga viti 2015.

Rezulton se kjo kompani ka përfituar tendera nga Ministria e Shëndetësisë edhe kur zotëruesi i saj Çausholli ka qenë në burg duke vuajtur dënimin për mashtrim. Megjithëse kompania u dënua duke iu hequr e drejta të tregtojë ilaçe, ironia është se në vitin 2016 i jepet çmimi si “Biznesi më i Mirë i Vitit” nga Dhoma e Tregtisë. Çasholli me kompaninë e tij që dikur quhej OMEGA PHARMA i paraqiste receta për rimbursim Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë duke i zhvatur shtetit 2.2 Milionë Euro për më pak se një vit, ndërsa merrte edhe para nga Buxheti i Shtetit.


Profil/ CFO PHARMA, kompania që ka përfituar numrin më të lartë të tenderave nga Sanatoriumi

E shisnin ilaçin 18 herë më shtrenjtë, prokuroria merr të pandehur administratorin e CFO Pharma

“Fluturojnë-Fluturojnë MILIARDAT!” |EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që kanë gllabëruar Lekët e shqiptarëve

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit