Skemë korrupsioni 130 milionë euro me tendera, PD denoncon Ramën dhe Ballukun

Skemë korrupsioni 130 milionë euro me tendera,…

Partia Demokratike denoncoi të shtunën qeverinë në lidhje me tenderin për ndërtimin e Unazës së Re ne Tiranë. Sipas PD ajo është një skemë korrupsioni që kushton 130 milionë euro.

Helidon Bushati në emër të PD, ka shkruar në Facebook se kjo veprimtari do të denoncohet me fakte e prova, për prokurorinë të cilën e cilëson të paralizuar “përballë korrupsionit që ka kapur shtetin”.

Postimi i plotë:

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tenderë për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro.

Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.

Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët.

Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.

https://www.facebook.com/bushatihelidon/posts/233737568761832

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit