Plagosja e dy personave me armë zjarri ka tronditur ditën e djeshme zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë. Të plagosur mbetën Ronaldo Metushi 22 vjeç dhe Kastriot Elezi 45 vjeç, që teksa po pinin kafe në verandën e një lokali u qëlluan me armë zjarri. Për pasojë 45-vjeçari ka marrë 2 plumba në krahun e djathtë dhe cifla në mushkëri. Ndërkohë Metushi 22 vjeç është goditur në këmbë.
Ndërkaq mësohet se të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se nuk kanë dyshime se pse u qëlluan me armë zjarri drejt tyre dhe se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa sipas 22-vjeçarit që ka punuar kamarier në lokal mësohet se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk ka mundur t’i shohë autorët. Ndërsa dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë.
Pas atentatit ata u larguan me automjet, e cila u gjet e djegur në fshatin Qerekë.