“Skena ishte tmerruese”, flasin dëshmitarët e sulmit me acid në manastirin grek: Filloi të bërtiste dhe zbrazte shishet

“Skena ishte tmerruese”, flasin dëshmitarët e sulmit…

Mediat greke kanë publikuar pamje nga Manastiri ku ndodhi sulmi me acid. Në foto shihen veshjet e priftërinjve dhe shenja nga sulmi si dhe gjak në dysheme.

Ngjarja ndodhi pasi një prift 37-vjeçar sulmoi papritmas me acid gjashtë priftërinj të tjerë dhe rojën e Manastirit Petraki në Greqi. Në momentin që nisi sulmin, ndaj priftit po mbahej një gjykim sinodal.

“Pa thënë asgjë ai mori dy shishe të mëdha me një lëng të kuq nga çanta dhe nisi që të spërkaste të pranishmit. Ai nisi të bërtiste a nuk foli Veroias me ju? Pastaj vendi u mbulua nga gjaku…ai bërtiste dhe zbrazte shishet. Shishet që kishte në çantë ishin nga dy litra. Skena ishte tmerruese”- tha një dëshmitar në vendngjarje.

Dyshohet se prifti 37-vjeçar që kreu sulmin është i përfshirë në trafik droge dhe nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit