Skena të habitshme në Bosnje/ ‘Fantazmat’ u panë duke shëtitur mbrëmjeve

Skena të habitshme në Bosnje/ ‘Fantazmat’ u…

Në Bosnje dhe Hercegovinë u filmuan disa skena të çuditshme, që u shpërndanë shumë shpejt në rrjetet sociale.

Në videot që qarkulluan në Twitter, shihen persona të mbështjellë me çarçafë të bardhë, paraqitja e të cilëve ngjan me “fantazmat”, dhe të cilët kanë dalë në shëtitje në mbrëmje.

Në njërën nga videot, një person i mbështjellë me një çarçaf të bardhë shihet derisa ecë rrugës, mes shtëpive, kur në një moment kthehet dhe fillon të vrapojë.

Në një video tjetër, dy persona të tillë janë filmuar duke ecur nëpër një fushë.

Ende nuk dihet se ku janë xhiruar video dhe shkaku prapa këtyre skenave, por vlen të theksohet se festa e Halloween-it festohet në fund të këtij muaji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit