Skënder Brataj flet për skandalin e sanitares në Covid-2: Edhe mes nesh ka përfitues, e kemi të vështirë t’i identifikojmë

Skënder Brataj flet për skandalin e sanitares…
Featured image of article: Skënder Brataj flet për skandalin e sanitares në Covid-2: Edhe mes nesh ka përfitues, e kemi të vështirë t’i identifikojmë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare është shprehur se ka shumë persona, që sipas tij, njësoj si Tire Alldervishi përfitojnë nga situata dhe zhvasin pacientët.

Në një intervistë për Faxnews, Brataj u shpreh se vetë drejtorët apo mjekët e kanë të vështirë që t’i identifikojnë, ndërkohë që uron që të mos ketë shumë raste të tilla të përhapura.

“Edhe midis nesh ka përfitues, që nga recetat e ilaçeve për të sëmurët që kanë ditën e dytë apo të tretë të temperaturës, i japin antibiotikë. Për fatin e keq, ka njerëz që përfitojnë. Fenomenet e spitalit për fatin e keq ekzistojnë dhe njerëzit janë bashkëpunëtorë në atë që ndodh dhe i shtyjmë njerëzit që të fitojnë bakshishin, por nuk është e denjë për shëndetësinë. Shpresoj të mos jetë një fenomen i përhapur. Ne e kemi të vështirë ti identifikojmë se është e padrejtë, por janë veprime të shëmtuara që nuk duhet të përsëriten për asnjë motiv për shëndetin e njerëzve në kohë pandemie,”- tha Brataj.

Tire Alldervishi shërbente si sanitare në spitalin Covid-2, ndërsa tashmë është pas hekurave. Ajo u hoq si infermiere dhe mashtroi vajzën e një zonje të infektuar me Covid-19, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë, dhe i zhvati 8 milionë lekë. Mashtrimi u zbulua dhe Alldervishi ran ë pranga, ndërkohë që tashmë bijon hetimi pasi dyshohet se fshihen të tjerë persona pas sanitares.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit